Sporti

David de Gea mbron Kinskyn pas makthit të Madridit

03/11/2026 11:00
nga:L J

David de Gea nuk ka hezituar të shprehë mbështetjen e tij publike për Antonin Kinsky.

Portieri 22-vjeçar i Tottenham Hotspur ka përjetuar një makth të vërtetë sportiv pasi u detyrua të zëvendësohej në minutën e 18-të të ndeshjes kundër Atletico Madrid në stadiumin Metropolitano.

Në këtë pikë, ai kishte pësuar tashmë tre gola, duke qenë përgjegjës për dy gabime të rënda.

Portieri spanjoll i Fiorentinës, i cili e njeh shumë mirë peshën e pozicionit të portierit, përdori rrjetin social X për të mbështetur portierin e Spurs.

“Askush që nuk ka qenë portier nuk mund ta kuptojë sa e vështirë është të luash në këtë pozicion. Mbaje kokën lart dhe do të kthehesh përsëri”, shkroi De Gea.

/GazetaBlic Sport