Sporti

Rodrygo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm, mund të mungojë deri në 12 muaj

03/11/2026 10:03
nga:L J

Lojtari i Real Madridit, Rodrygo, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga ky moment e tutje, fillon zyrtarisht koha për rikuperimin e tij. Braziliani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe meniskut të jashtëm të gjurit të djathtë.

Gjatë tetë ditëve të fundit, gjuri i lojtarit është trajtuar me kujdes që të jetë në gjendje optimale për operacionin. Ndërhyrja shkoi sipas planit dhe Rodrygo tani po shërohet në spital.

Pas operimit, ylli u dërgoi një mesazh të ri dhe shpresëdhënës fansave të tij: “Operacioni mbaroi, falë Zotit! Tani fillon një histori e re. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe vëmendjen ndaj shërimit tim.”

/GazetaBlic Sport