Sporti

Araujo: Mendoj se sot ishim të zgjuar ndaj Newcastle, treguam pjekuri

03/10/2026 23:58
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi Ronald Araújo, ka komentuar paraqitjen e skuadrës pas ndeshjes në UEFA Champions League, duke theksuar se ekipi nuk luajti ashtu siç kishte planifikuar, por tregoi pjekuri dhe zgjuarsi në fushë.

“Ne nuk luajtëm në mënyrën që kishim shpresuar,” tha Araújo.

Megjithatë, mbrojtësi uruguaian theksoi se skuadra mori mësim nga një përballje e mëparshme në Copa del Rey kundër Atlético Madrid.

“Në fund duhet të theksojmë diçka që mësuam nga përballja në Kupën e Mbretit… kur humbëm 0-4 ndaj Atlético Madrid dhe na u desh të tentonim një rikthim,” u shpreh ai.

Araujo shtoi se në ndeshje të tilla është shumë e rëndësishme mençuria taktike.

“Mendoj se sot ishim të zgjuar. Në Ligën e Kampionëve duhet të jesh i zgjuar. Ka ndeshje që kërkojnë shumë zgjuarsi dhe përvojë, dhe besoj se sot e treguam këtë,” përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.

/GazetaBlic Sport/