Lajme

11 fshatra të Klinës nesër pa ujë, kjo është arsyeja

03/10/2026 19:20
nga:Sh R

11 fshatra të komunës së Klinës do të mbesin përkohësisht pa furnizim me ujë të pijes për shkak të punimeve që po realizohen në rezervuar.

Në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, thuhet se në kuadër të Njësisë Operative në Klinë po kryhen punime gjenerale për pastrim në rezervarin e Pograxhës.

Për shkak të këtyre punimeve, pa furnizim me ujë do të mbesin të gjitha fshatrat që furnizohen nga ky rezervuar, përfshirë: Pograxhë, Jashanicë, Shtupel, Kerrnicë, Dush, Gjurgjevik i Madh, Ujmire, Shtaricë, Siqevë, Dollc dhe Dresnik.

“Planifikohet që punimet të përfundojnë nesër deri në mesditë”, thuhet në njoftim.

Nga Zyra për Media e KRU “Hidrodrini”- Pejë kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë, derisa të përfundojnë punimet e planifikuara.