Sporti

Rodrygo i nënshtrohet operacionit, jashtë për një vit

03/10/2026 16:27
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo, i është nënshtruar operacionit pas dëmtimin e rëndë në gju.

Lojtari pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe dëmtim të meniskut në ndeshjen kundër Getafes.

Sipas vlerësimeve mjekësore, periudha e rikuperimit për këtë dëmtim është e gjatë dhe vlerësohet në rreth një vit.

Objektivi për rikthimin e tij në fushë është vendosur për muajin mars të vitit 2027. Megjithatë, stafi mjekësor i Real Madridit shpreson që procesi i rikuperimit të ecë më shpejt dhe lojtari të mund të rikthehet në stërvitje pas rreth dhjetë muajsh, në mënyrë që të kthehet në formën e tij optimale pas një mungese kaq të gjatë.