Arsenali ka marrë lajme të mira përpara ndeshjes së tyre në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve me Bayer Leverkusen.
William Saliba, Leandro Trossard dhe Riccardo Calafiori u rikthyen të gjithë në stërvitje në London Colney të martën përpara fluturimit të ekipit për në Gjermani.
Saliba kishte qenë jashtë fushave për disa ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi kundër Chelseat, ndërsa Trossard dhe Calafiori u detyruan të largoheshin gjatë fitores së Arsenalit në Kupën FA ndaj Mansfield Town të shtunën.
Të tre duket se do të jenë të gatshëm për udhëtimin në Leverkusen, me kapitenin Martin Odegaard dhe mbrojtësin Ben White të vetmit mungesa të dukshme në stërvitje.
/GazetaBlic Sport


