Lajme

Masa e përkohshme e Kushtetueses, Bajqinovci: Hapi i parë për vazhdimin normal të punës së Kuvendit

03/09/2026 21:00
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullim të dekretit të presidentes, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se “masa e përkohshme për dekretin është vetëm hapi i parë për vazhdimin normal të punës së Kuvendit”.

“Rendi kushtetues duhet respektuar. Neve nga Kuvendi i Republikës na largon vetëm vota e popullit e jo Pesidenti”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë: 

Kosova është republikë parlamentare.

Kuvendi zgjedh Kryetarin e shtetit, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit e jo anasjelltas.

Masa e përkohshme për dekretin është vetëm hapi i parë për vazhdimin normal të punës së Kuvendit.

Rendi kushtetues duhet respektuar. Neve nga Kuvendi i Republikës na largon vetëm vota e popullit e jo Pesidenti.