Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Ndryshe, Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se janë bërë thirrje për pushkatim të presidentes Vjosa Osmani, e për çka edhe kanë dënuar këtë gjuhë të rrezikshme.
Në reagim thonë se Osmani nuk është vegël e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse trafhti, por është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin mbi bazën e Kushtetutës.


