Analisti politik Dardan Sejdiu ka thënë se Qeveria Kurti prej vitit 2020 deri në këtë vit ka pasur buxhet total mbi 21 miliardë euro e ku sipas tij për çdo dështim të Qeverisë së tij, kanë fajësuar të tjerët.
“Kur i ke pasë krejt këto pare, krejt këto vota, krejt këtë kohë dhe pushtet, nuk mundesh me u fsheh ma pas tregimeve”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë i Sejdiut:
Prej vitit 2020 deri në 2026, kjo qeverisje i ka pasë në dorë mbi 21.6 miliardë euro buxhet.
Mbi 21 miliardë euro.
Edhe prapë, për çdo dështim, fajin e paskan të tjerët.
Jo.
Kur i ke pasë krejt këto pare, krejt këto vota, krejt këtë kohë dhe pushtet, nuk mundesh me u fsheh ma pas tregimeve.


