Sporti

Modric: Ne kroatët jemi mësuar të vuajmë, por jemi popull që nuk dorëzohemi

03/09/2026 09:22
nga:L J

Pasi Milani i tij fitoi derbin e madh të qytetit kundër Interit 1-0, Luka Modric u shfaq në një emision në televizionin amerikan CBS, ku foli me një ekip të famshëm komentatorësh futbolli që përfshinte edhe legjendarin Alessandro Del Piero.

Në një moment, biseda kaloi nga ndeshja te origjina e Modricit. Një nga komentuesit kujtoi vizitat e tij në Zadar, qytetin e lindjes së kapitenit kroat, dhe i bëri një pyetje interesante.

“Do të thoja se kam qenë në Zadar të paktën pesë herë. E di sa vend i veçantë është dhe e di që disa nga njerëzit më të mirë në botë kanë ardhur nga Zadari . Çfarë ju bën kaq të veçantë?”, e pyeti ai Modriciin.

Kapiteni i ekipit kombëtar kroat buzëqeshi dhe u përpoq të shpjegonte atë që shumë njerëz e theksojnë shpesh kur flasin për mentalitetin kroat.

“Të gjithë na pyesin vazhdimisht se çfarë është kaq e veçantë tek kroatët, por sinqerisht, është e vështirë të shpjegohet. Zoti na ka dhuruar qartë diçka. Ne jemi një popull shumë krenar, na pëlqen të luftojmë, jemi gati të vuajmë dhe në një farë mënyre e shijojmë. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të veçojmë vetëm një gjë, por mund të jemi të lumtur sepse kemi kaq shumë njerëz të shkëlqyer në të gjithë botën”, tha Modric, i cili ishte fenomenal në derbin e së dielës kundër Interit, një nga më të merituarit që Milani të mbetet në luftën për titullin e kampionatit italian.