Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizojnë edicionin e dytë të forumit rajonal të investimeve MatchMaker Albania 2, nën patronatin e Kryeministrit të Edi Rama.
Forumi mbahet më 26 mars 2026 në Pallatin e Kongreseve dhe fokusohet në sektorët strategjikë: Future Estate, Smart Agriculture, Digital Horizons dhe Power Next (Energjia).
Dita e dytë, 27 mars, do t’i dedikohet delegacionit nga Kosova, me tryeza diskutimi dhe vizita institucionale e biznesore në Tiranë.
Ky forum synon nxitjen e investimeve, zhvillimin e partneriteteve dhe identifikimin e mundësive konkrete për bashkëpunim rajonal.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në edicionin e dytë të forumit më të madh të investimeve në Shqipëri – MatchMaker Albania 2, i cili organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Ky forum synon nxitjen e investimeve, zhvillimin e partneriteteve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë. MatchMaker Albania është konceptuar si një platformë konkrete që krijon hapësira reale për dialog, shkëmbim përvojash dhe identifikim të mundësive të reja për bashkëpunim dhe investim në Shqipëria.
Edicioni i dytë do të mbahet më 26 mars 2026, në Pallati i Kongreseve, me fokus të veçantë në katër sektorë strategjikë, të organizuar në zona të dedikuara ndërveprimi:
• Future Estate
• Smart Agriculture
• Digital Horizons
• Power Next (Energy)
Ndërkaq, dita e dytë – 27 mars 2026 – do t’i dedikohet ekskluzivisht delegacionit nga Kosova, dhe do të përfshijë:
• Organizimin e një tryeze të përbashkët diskutimi;
• Vizita institucionale dhe biznesore në Tiranë.
Në këtë kuadër, përmes bashkëpunimit ndërmjet Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe AIDA-s, ju ftojmë të bëheni pjesë e delegacionit të bizneseve nga Kosova për të përfaqësuar kompaninë tuaj në këtë forum të rëndësishëm rajonal dhe për të eksploruar mundësi konkrete bashkëpunimi dhe investimi.
Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe në zgjerimin e rrjetit tuaj të partnerëve strategjikë.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj sa më parë përmes linkut: https://matchmaker.b2balkan.com/
Po ashtu, ju lutemi për regjistrim dhe për shpërndarjen e kësaj ftese edhe tek anëtarët dhe bizneset e tjera të interesuara, në mënyrë që sa më shumë kompani të kenë mundësi të përfitojnë nga pjesëmarrja në këtë forum të rëndësishëm ekonomik.
Për cdo konsultim mund të kontaktoni në email: [email protected] ose tek zyret e Lidhjes


