Katër persona u vranë dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA.
Autoritetet raportuan se një person vdiq në Qarkun Cass, në skajin jugperëndimor të shtetit.
Një tjetër tornado pranë Union City, në Michiganin jugor, vrau tre persona dhe plagosi 12 të tjerë, sipas sherifin lokal.
Guvernatorja e shtetit Gretchen Whitmer aktivizoi një grup operacionesh emergjente për të koordinuar përpjekjet e ndihmës për shkak të motit të keq në Michigan.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në mediat sociale, tornadoja është shumë e madhe dhe e fortë e cila ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
🚨 WATCH: Massive Tornado in Union City, Michigan.
🎥: @WSLPIG
— Breaking911 (@Breaking911) March 6, 2026


