Lajme

LDK e AAK konfirmojnë pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani për datën e zgjedhjeve

03/06/2026 12:03
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim liderët e partive nga ora 13:00 për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve pasi nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Lajmin e bëri të ditur vetë Osmani në konferencën për media të mbajtur sot në mëngjes.

E pjesmarrjen në takim e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zëdhënësi për media i AAK-së, Kushtrim Xhemaili tha për “Gazeta Blic” se në këtë takim do të marrë pjesë Haradinaj.

“Po ne takimin e thirrur nga Presidentja Osmani ne ora 13:00 do te merr pjese kryetari Haradinaj” tha shkurt Xhemaili.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, konfirmoi pjesmarrjen e këtij subjekti politik në takim.

“Po gjithsesi do të marrim pjesë” tha shkurt Mustafa për “Gazeta Blic”.

Deri tani nuk dihet nëse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të shkojë në takimin e thirrur nga Osmani.

/Gazeta Blic/