Lajme

Në orën 22:00, Kuvendi me seancë tjetër

03/05/2026 21:47
nga:L J

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar nisa e votimit për amandamentimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu ka njoftuar se në orën 22:00 do të zhvillohet një seancë tjetër pa dhënë detaje rreth saj.

Haxhiu këtë e bëri të ditur pas ndërprerjes së seancës për amendamentet e Presidentit, për votimin e së cilave nuk pati kuorum.