Në mungesë kuorumi, ka dështuar të enjten seanca e jashtëzakonshme plenare me pikën e vetme të rendit të ditës, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit me votë direkt nga populli.
“Në seancë të pranishëm 93 deputetë përfshirë 9 nga komunitetet’, tha Haxhiu.
“Kështu seanca tjetër do të mbahet në ora 22:00, tha Haxhiu.
Kryetarja e Kuvendit luti deputetët që të qëndrojnë në Kuvend për seancën e radhës.


