Lajme

Sonte dalin në votim amendamentet e Vjosa Osmanit për zgjedhjen e presidentit nga populli

03/05/2026 17:48
nga:Genita C

Amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, pritet të dalin sonte në votim në Kuvendi i Kosovës.

Sipas burimeve të GazetaBlic, deputetët do të shqyrtojnë dhe do të votojnë propozimin që synon ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, duke ia kaluar këtë kompetencë drejtpërdrejt qytetarëve.

Kujtojmë se, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka proceduar në Kuvendi i Kosovës amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, raporton GazetaBlic.

Ajo tha se propozimet janë hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011 dhe u bëri thirrje partive politike që t’i mbështesin ato, duke theksuar se “tash e tutje le të flasë populli”.