Për herë të parë, Kupa e Botës do të ketë dy pushime formale dhe të detyrueshme për hidratim në secilën nga 104 ndeshjet që do të luhen këtë verë në SHBA , Kanada dhe Meksikë.
Sipas The Athletic , ndërprerja në ndeshje i la kanalet televizive me një zgjedhje: të përdornin ekranin e ndarë, të ndërprisnin transmetimin për një bllok të plotë reklamash ose t’i linin shikuesit të shihnin se çfarë po ndodhte në fushë.
Kjo hap një dritare të re komerciale në turneun më të madh të futbollit në botë, por edhe një dritare kurioziteti. Si reagojnë trajnerët ndaj lojtarëve? Çfarë u thonë atyre? Si bashkëveprojnë lojtarët?
Duhet të kujtojmë se organi qeverisës i futbollit botëror njoftoi në dhjetor futjen e një pushimi tre-minutësh në mes të çdo pjese 45-minutëshe në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës.
Edhe pse promovohet si një masë për “mirëqenien e lojtarëve”, zbatimi i saj nuk do të varet nga kushtet e motit apo të temperaturës dhe do të jetë përgjegjësi e gjyqtarit në të gjitha ndeshjet.
/GazetaBlic Sport


