Lajme

Haxhiu mbështet thirrjen e Vjosa Osmanit që presidenti të zgjidhet nga populli

03/05/2026 16:45
nga:Genita C

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese të dërguara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, raporton GazetaBlic.

Haxhiu tha se kjo do të eliminonte ngërçet institucionale që po pengojnë funksionimin dhe stabilitetin e institucioneve në Kosovë, duke iu bashkuar edhe thirrjes për miratimin e këtyre amendamenteve.