Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar dje mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:
Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.
Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale” .
Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.
Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Projektin e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesa Publike.
Kërkesën e Komunës së Zubin-Potokut për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të Buxhetit për vitin 2026 nga Kuvendi Komunal.
Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Zhvillimi i Sektorit Financiar në Kosovë”.


