Lajme

Kurti: Pasdite i vazhdojmë përpjekjet për presidentin, urojmë të kemi një kandidaturë të dytë

03/05/2026 09:56
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, e cila u mbajt për nder të Epopesë së UÇK-së, për gazetarët ka thënë se pasdite do t’i vazhdojnë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin.

“Pasdite do t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë e besojmë e shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë për të përmbushur kërkesën kushtetuese”, u shpreh Kurti.