Sporti

Llapi dhe Malisheva, sot mësohet skuadra e katërt gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

03/05/2026 08:40
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohet ndeshja e fundit çerekfinale e Kupës së Kosovës.

Llapi dhe Malisheva do të përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim do të luhet me fillim nga ora 13:00, atje ku do të mësohet skuadra e katërt që do të kalojë në gjysmëfinale.

Dje, Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini siguruan një biletë për këtë fazë garash.

/GazetaBlic Sport/