Lajme

Dejona Mihali: Synimi i opozitës është rrëzimi i shumicës së VV-së dhe rikthimi i “avazit të vjetër”

03/04/2026 22:36
nga:Genita C

 Dejona Mihali, ka deklaruar se partia e saj nuk bën lojëra politike dhe se ka respektuar gjithmonë vullnetin qytetar, raporton GazetaBlic.

Ajo ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për mungesë qëndrimi dhe garancie në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se qëndrimet e tyre çojnë drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas Mihalit, çështja nuk ka të bëjë me emrin e kandidatit për president, por me përpjekjen e opozitës për të bllokuar shumicën e Vetëvendosjes dhe për të rikthyer, siç u shpreh ajo, “avazin e vjetër”.

Ajo shtoi se rruga përpara është respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe i shumicës parlamentare.