Lajme

Demant nga Presidenca: I pasaktë lajmi për themelimin partisë “Lista Shpresa”

03/04/2026 22:26
nga:Genita C

Gjatë ditës së sotme është raportuar për krijimin e e një Liste të re politike nga presidentja Vjosa Osmani.

Sipas të njëjtave raportimeve, Lista e formuar nga presidentja aktuale e vendit do të quhej “Shpresa”.

Por, një gjë të tillë e ka demantuar këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitia, e cila për Klan Kosovën ka deklaruar se këto raportime nuk janë të vërteta.

Sipas saj, pretendimet për formimin e një Liste të tillë nga presidentja nuk qëndrojnë.