Lajme

Kajtazi për Osmanin dhe Kurtin: Lutjuni zotit me na dhanë ymer me i pa këta dy mashtrues n’fushë-betejë për pushtet!

03/04/2026 21:15
nga:Genita C

Vehbi Kajtazi, analist,  ka shkruar se ndarja e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit është zhvillimi më i mirë për vendin gjatë gjashtë viteve të fundit, raporton GazetaBlic.

Ai i quan “mashtrues” të dy dhe shton se tani “mashtruesja i kundërvihet supermashtruesit”, duke i ftuar qytetarët të lutën për drejtësi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Zhvillimi ma i mire qe i ka ndodhe ketij vendi keto gjashte vjet eshte ndarja e ketyre dy mashtruesve. Tani mashtruesja i kundervihet supermashtruesit.
Lutjuni zotit me na dhane ymer dhe me i pa keta dy mashtrues ne fushe-beteje per pushtet!