Nol Nushi, ka reaguar pas konferencës së Albulena Haxhiu, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për tendencë “uzurpimi” të shtetit, raporton GazetaBlic.
Sipas Nushit, Haxhiu ka paralajmëruar se nuk do të thërrasë fare seancë nëse nuk ka dy kandidatura për President, ndërsa nga 6 marsi vendi, sipas tij, hyn në një situatë të paqartë kushtetuese.
Ai u ka bërë thirrje votuesve të VV-së që ta ndjekin me vëmendje situatën, duke e cilësuar këtë moment si “shans për reflektim”.


