Sporti

Zyrtare: Llapi njofton se nesër do jetë hyrja falas në stadium për duelin me Malishevën

03/04/2026 18:04
nga:L J

Skuadra e Llapit nesër takohet me Malishevën në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Klubi i Llapit ka njoftuar se hyrja në stadium do jetë falas për tifozët e klubit, shkruan GazetaBlic Sport.

“HYRJA FALAS!
Nesër rikthehemi në shtëpinë tonë dhe objektivi është i qartë – kualifikimi në gjysmëfinale.
Përpara Llapi”, shkruan klubi.

Kujtojmë se dueli luhet nga ora 13:00.

/GazetaBlci Sport