Derbi i madh në Ligën e Parë në futbollin kosovar luhet të dielën mes Lirisë dhe Vushtrrisë.
Liria dhe Vushtrria ballafaqohen në Prizren, në derbin e madh të futbollin tonë, me dy skuadrat që duan tre pikët, pasi synim kanë inkuadrimin në Superligë.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Liria sot u përball me një mysafir të paftuar në stërvitje… i cili ishte një dron që ndiqte seancën e tyre.
Kjo nuk kaloi pa u vënë re nga stafi i Lirisë, të cilët e kanë ndërprerë stërvitjen, derisa droni u largua, për të rifilluar punën më pas.
Siç duket, derbi Liria – Vushtrria ka marrë vëmendje të madhe dhe pritet të jetë “flakë” të dielën, sa që po përdoren forma të ndryshme para këtij ballafaqimi.
/GazetaBlic Sport



