Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, e ka kritikuar ekipin pas humbjes surprizë 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në Premier League.
Humbja në Molineux ishte e pesta për The Reds këtë sezon, me një gol të pësuar në kohën shtesë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Për 65 minuta, Liverpooli ishte zhgënjyes sonte, vërtet i dobët. Ata nuk luajtën me ritmin ose cilësinë e duhur”, tha Gerrard për TNT Sports.
Gerrard gjithashtu iu bashkua thirrjeve që Arne Slott të luajë si titullar sulmuesin e talentuar 17-vjeçar Rio Ngumoa: “Ai ka bërë më shumë në paraqitjen e tij të shkurtër sesa Cody Gakpo në 65 minuta. Kështu që ai meriton të jetë titullar. (Slott) duhet ta luajë si titullar të premten në mbrëmje”, përfundoi Gerrard.
/GazetaBlic Sport/


