Sporti

Trump: Nuk më intereson nëse Irani merr pjesë në Kupën e Botës

03/04/2026 11:02
nga:Mergim Rreci

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk i intereson nëse Irani merr pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada këtë verë apo jo.

Deklarata e Trump vjen në sfondin e veprimeve ushtarake që po zhvillohen midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit gjatë 5 ditëve të fundit, në të cilat u bombarduan një numër vendesh kyçe të Republikës Islamike dhe u vra udhëheqësi i saj suprem.

Irani ka siguruar një vend në Kupën e Botës për të katërtin radhazi, por është e mundur që ta bojkotojë atë për shkak të sulmeve nga Shtetet e Bashkuara.

“Nuk më intereson vërtet. Mendoj se Irani është një vend i mundur keqas. Ata kanë mbetur pa energji”, tha Trump, i cili tre muaj më parë mori “Çmimin e Paqes të FIFA-s” nga presidenti i selisë së futbollit botëror, Gianni Infantino.

Kreu i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, komentoi së fundmi: “Jemi larg pritjeve se mund ta shohim Kupën e Botës me shpresë.” Ai shtoi se vendimi për pjesëmarrjen e ekipit do të merret nga autoritetet sportive të vendit.

/GazetaBlic Sport/