Lajme

Dedaj: Lufta për pozitën e Presidentit, luftë për rikonsolidimin e influencës serbe në Kosovë!

03/04/2026 10:14
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, përmes një reagimi në Facebook ka deklaruar se ‘jugonostalgjikët janë në ofanzivë për pushtet’.

Dedaj tha se ‘jugonostalgjikët e LVV qoftë edhe ata brenda LDK apo të “pavarurit” janë pjellë dhe mbetje e ish Jugosllavisë dhe Serbisë’.

Ai potencoi se lufta për poziten e Presidentit është luftë për rikonsolidimin e influencës serbe në Kosovë.

“Jugonostalgjikët e LVV, qoftë edhe ata brenda LDK apo të “pavarurit” janë pjellë dhe mbetje e ish Jugosllavisë dhe Serbisë, nga fakti se paraardhësit dhe familjarët e tyre ishin shërbëtor besnik dhe bashkëpunëtor me ADN të atyre regjimeve, të cilët në vazhdimësi e kanë dëmtuar dhe vrarë Kosovën!Prandaj, lufta për poziten e presidentit, është luftë për rikonsolidimin e infulencës serbe në Kosovë, e kamufluar me flamurin kombëtar dhe madje duke e keqëpërdorur edhe familjen ikonike dhe heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari” deklaroi Dedaj raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Jugonostalgjikët në ofanzivë për pushtet!

Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit, nga shkaku i “numërimit mbrapshtë” të afatit për implementimin e marrëveshjes famëkeqe të Brukselit dhe Ohrit, të pranuara nga Albin Kurti, e cila pritët t’a realizoj autonominë serbe brenda territorit të Kosovës!

Jugonostalgjikët e LVV, qoftë edhe ata brenda LDK apo të “pavarurit” janë pjellë dhe mbetje e ish Jugosllavisë dhe Serbisë, nga fakti se paraardhësit dhe familjarët e tyre ishin shërbëtor besnik dhe bashkëpunëtor me ADN të atyre regjimeve, të cilët në vazhdimësi e kanë dëmtuar dhe vrarë Kosovën!

Prandaj, lufta për poziten e presidentit, është luftë për rikonsolidimin e infulencës serbe në Kosovë, e kamufluar me flamurin kombëtar dhe madje duke e keqëpërdorur edhe familjen ikonike dhe heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari!