Gjatë ditës së sotme zhvillohen tri ndeshje çerekfinale në Kupën e Kosovës.
Dukagjini e pret skuadrën e Feronikelit ’74 në Klinë, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Në Therandë, Ballkani dhe Gjilani premtojnë spektakël, me të dy skuadrat që luftojnë për një vend në gjysmëfinale.
Ndeshje jo më pak interesante do të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Vushtrrisë, kurse Llapi dhe Malisheva përballen nesër.

/GazetaBlic Sport/


