Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, po përgatitet për derbin e shumëpritur ndaj Interit.
Ndërkohë, ka raportime sensacionale se Real Madrid është shumë i interesuar për të siguruar shërbimet e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Presidenti Florentino Pérez, pas përvojave më pak të suksesshme me Xabi Alonson dhe Alvaro Arbeloan në epokën pas Ancelottit, tani po përqendrohet në një profil me përvojë të lartë dhe “bast të sigurt”, duke identifikuar trajnerin 58-vjeçar si njeriun e duhur.
Rruga drejt angazhimit të Allegrit rihapet për herë të tretë pas përpjekjeve të dështuara në vitin 2019 dhe, veçanërisht, në vitin 2021, kur një marrëveshje tre-vjeçare me vlerë 8.5 milionë euro në sezon dështoi në momentin e fundit për shkak të kthimit të Maxit te Juventusi.
/GazetaBlic Sport/


