Lajme

Europol godet grupe mafioze, katër të arrestuar në Zvicër

03/04/2026 07:57
nga:G B

Shtatë persona janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, katër prej tyre në Zvicër, në komunën e Roveredo në Graubünden.

Të arrestuarit kishin leje qëndrimi B dhe lidhen me një rrjet ndërkombëtar të kokainës të Camorras dhe ‘Ndranghetas.

Hetimet, të koordinuara nga Europol dhe me pjesëmarrjen e Fedpol, zbuluan se droga transportohej nga Amerika e Jugut dhe fshihej në makina luksoze, ndërsa fitimet pastroheshin përmes kompanive dhe investimeve në prona. Në Zvicër nuk u bë asnjë arrestim gjatë bastisjeve.