Agjenti i Mehdi Taremi-t, Federico Pastorello, ka mohuar me lajmet që sugjerojnë se sulmuesi iranian planifikon të largohet nga Olympiakos për t’u bashkuar me forcat e armatosura të Iranit.
Disa media turke dhe greke pretenduan të hënën se Taremi kishte ndërmend të rekrutohej në përgjigje të sulmeve të fundit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat thuhet se rezultuan në vdekjen e Liderit Suprem Ali Khamenei.
Të martën, Pastorello iu drejtua thashethemeve direkt nëpërmjet Instagram-it, duke i quajtur ato të pasakta dhe mashtruese.
“Në orët e fundit, kanë qarkulluar deklarata që i atribuohen Mehdi Taremi-t që nuk pasqyrojnë realitetin e situatës,” shkroi ai.
“Lojtari është plotësisht i përqendruar në punën e tij në Athinë dhe në rrugën e tij profesionale, me përkushtim dhe vendosmëri.”
Pastorello kërkoi kujdes në raportim: “Në një periudhë delikate si kjo, është e rëndësishme të shmangen interpretimet jashtë kontekstit. Ne besojmë në ndjenjën e përgjegjësisë dhe respektit të të gjithëve.”
/GazetaBlic Sport


