Lajme

Ramush Haradinaj: I kam thënë Bedri Hamzës dhe LDK-së nëse kandidoni për President, 6 nënshkrime të AAK-së i keni

03/03/2026 23:01
nga:Genita C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President, nëntë nënshkrime të AAK-së i ke.

Ai ka thënë se të njëjtën ia ka thënë edhe LDK-së.

“I kam thënë Bedri Hamzës në tavolinë, nëse je kandidat, 6 nënshkrime i ke, i kam thënë edhe LDK-së. Çdo kandidature opozitare, nuk ka lidhje cili është, kam thënë vetëm ta japim edhe një opsion”, ka thënë Haradinaj në t7.

Haradinaj thotë se i ka dërguar letër Hamzës e Abdixhikut për takim: S’është mirë kur i përgjigjemi Kurtit një nga një