Lajme

Arian Tahiri: PDK respekton rezultatin e zgjedhjeve dhe do të ndërtojë alternativën nga opozita

03/03/2026 22:54
nga:Genita C

Arian Tahiri tha se PDK e ka pranuar realitetin demokratik të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se, ndonëse partia është angazhuar maksimalisht për të siguruar sa më shumë deputetë, tashmë është e gatshme të qëndrojë në opozitë dhe të ndërtojë alternativën për të ardhmen.

Tahiri shtoi se grupi parlamentar i PDK-së përbëhet nga deputetë me përgatitje dhe potencial.

“PDK e ka pranuar realitetin demokratik të zgjedhjeve që ka dalë prej zgjedhjeve të 28 dhjetorit. E kemi pritur, kemi punuar dhe jemi angazhuar maksimalisht që të marrim numrin më të madh të deputetëve, por kemi respektuar vullnetin e qytetarëve. Jam i lumtur që pjesa e deputetëve të PDK-së, burra e gra, përbëhet me përgatitje dhe potencial, dhe jemi gati të qëndrojmë në opozitë për të ndërtuar alternativën e së nesërmes,” tha Tahiri në Kanal10.