Analisti politik, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka kuptuar mirë se partitë opozitare, LDK dhe PDK, hezitojnë të shkojnë në zgjedhje, pasi sipas tij ekziston frika nga reagimi i elektoratit.
Canaj tha se edhe në deklaratat e Besian Mustafës nga LDK-ja vërehet një lloj hezitimi për zgjedhje të reja.
“Kurti e ka kuptuar fare mirë se partitë opozitare, LDK dhe PDK, frikësohen të shkojnë në zgjedhje. Edhe te deklaratat e Besian Mustafës vërehet një lloj frike për të shkuar në zgjedhje. Ata kanë frikë se qytetari është i lodhur. E kanë sikletin nëse do të arrijnë të sigurojnë pozicion për vete, qoftë Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku”, ka thënë Canaj./


