Barcelona sonte e mirëpret Atletico Madridin me fillim nga ora 21:00 në ‘Camp Nou’.
Ky ballafaqim luhet në kuadër të ndeshjes së kthimit të Copa Del Rey. Ndeshja e parë në “Metropolitano” i takoi Atleticos, që fitoi me rezutlatin e thellë 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, lojtarët e tifozët e Barçës tentojnë rikthimin e madh, teksa entuziazmi vërehet edhe para ballafaqimit.
Qindra tifozë të Barçës po krijojnë atmosferë elektriezuese, teksa po presin autobusin e ekipit të parakalojë tek Camp Nou.
Ja pamjet:
📽️ – Fans waiting for the team to arrive. pic.twitter.com/qRuepQL7Ll
— Barça Buzz (@Barca_Buzz) March 3, 2026


