Lajme

Mefail Bajqinovci: Opozita të mos bllokojë zgjedhjen e Presidentit, pjesëmarrja është detyrim kushtetues

03/03/2026 16:20
nga:Genita C

Mefail Bajqinovci, deputet i VV’së, ka deklaruar se opozita nuk duhet të bllokojë procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim, duke theksuar se bojkoti nuk është zgjidhje, ndërsa pjesëmarrja dhe vota janë detyrim kushtetues.

Postimi i plotë:

Opozita nuk duhet të bllokojë procesin për zgjedhjen e Presidentit.

Deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim për Presidentin. Bojkoti nuk është zgjidhje – pjesëmarrja dhe vota janë detyrim kushtetues.