Lajme

Një port tregtar në Oman goditet me dron

03/03/2026 12:45
nga:G B

Një rezervuar karburantesh në Portin e Duqmit në Oman u qëllua me dron, raporton agjencia shtetërore e lajmeve në këtë vend.

“Zjarri që rezultoi, u vu nën kontroll pa shkaktuar viktima në njerëz”, citohet të ketë thënë një burim i sigurisë.

I njëjti port u qëllua me dronë edhe në fundjavë, kur, sipas raportimeve, u plagos një person.

Omani ishte një ndërmjetës kyç – për vite me radhë – në bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit.