Sporti

Gazetari spanjoll ‘gozhdon’ Real Madridin: Një ekip katastrofik dhe krejtësisht i humbur

03/03/2026 09:26
nga:Mergim Rreci

Gazetari Roberto Gomez analizoi situatën aktuale të Real Madridit pas hmbjes nga Getafe.

Besnik ndaj stilit të tij të drejtpërdrejtë, gazetari nuk i kurseu fjalët pas humbjes së Real Madridit kundër në Santiago Bernabeu dhe bëri disa deklarata të forta, transmeton GazetaBlic Sport.

“ Pashë një ekip krejtësisht të humbur, që nuk dinte çfarë të bënte. Real Madridi nuk dukej se dinte çfarë po bënte, i paaftë të konkurronte me përvojën e Getafes, duke bërë ndërhyrje fëmijërore. Ky është një Real Madrid i papjekur dhe me shumë pak cilësi ”, u ankua ai.

“Jam shumë i zhgënjyer me Arbeloan. Prisja më shumë prej tij. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer me ekipet e të rinjve, por kjo skuadër është e dobët, i mungon përvoja dhe nuk ka personalitet. Trajneri është i mbingarkuar. Dje, ai gjithashtu pati një qëndrim sfidues në konferencën për shtyp, gjë që është keq si për të ashtu edhe për Real Madridin.”

Roberto shkon edhe më tej: “Është një ekip katastrofik. Ky është mendimi im. Një katastrofë e plotë. Ata fitojnë ndeshje në nivel individual, me Viniciusin dhe portierin të vetmit që performojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Të tjerët janë të padobishëm. Nuk është e qartë se cili është plani i tyre i lojës dhe Alvaro Arbeloa është përgjegjës.”

/GazetaBlic Sport/