Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, është bllokuar në Dubai me familjen e tij, mes tensioneve që kanë përfshirë Lindjen e Mesme.
Ferdinand, 47 vjeç, jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe me gruan e tij Kate dhe fëmijët e tyre Cree, Shae dhe Tia, transmeton GazetaBlic Sport.
Djemtë e Ferdinandit, Lorenz dhe Tate, nuk u zhvendosën me pjesën tjetër të familjes dhe mbetën në Britani për t’u përqendruar në karrierën e tyre si futbollist.
Por mes aktivitetit ushtarak në rritje në Lindjen e Mesme, familja Ferdinand është fshehur në bodrumin e tyre në Dubai për arsye sigurie. Ish-futbollisti është deklaruar rreth frikës së tij aktuale, duke e krahasuar situatën aktuale me atë të pandemisë Covid-19.
“Ka qenë një javë ndryshe për mua, nuk do të gënjej. Pak a shumë si gjatë Covid-it, e gjithë familja po bën gjëra që normalisht nuk do t’i bënim së bashku. Është e frikshme kur dëgjon raketa, aeroplanë dhe avionë luftarakë, nuk e di se çfarë është, duke fluturuar mbi ne, dhe dëgjon bomba të mëdha, dhe çfarë është ajo, nuk e dimë, sepse nuk i dimë detajet se çfarë janë.”
“Duhet të jem i sinqertë, situata është pak e frikshme. Por në të njëjtën kohë, çuditërisht, u ndjeva shumë i sigurt dhe i kujdesur. Studioja ime u bë bunkeri im. Na këshilluan të shkonim në bodrum natën e parë kur filloi gjithë zhurma, dhe fjetëm këtu poshtë me batanije e të tjera”, shtoi Ferdinandi.
/GazetaBlic Sport/


