Lajme

Nëse propozohet, a është e gatshme për të parën e shtetit? Përgjigjet Albulena Haxhiu

03/02/2026 12:59
nga:G B

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është pyetur nga gazetarët për çështjen e presidentit, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

Ajo u pyet se nëse do të propozohej ajo për të parën e shtetit, a do të ishte e gatshme për këtë pozitë.

Haxhiu ishte e qartë në përgjigjen e saj.

“Jam kryetare e Kuvendit, i falënderoj deputetët për mbështetjen. As nuk është përmendur e as nuk do të përmendet.” – tha Haxhiu.