Lajme

E dënuar me 10 vjet burgim në drogë në Gjermani, 19 vjeçarja arrestohet në Tiranë

03/02/2026 10:36
nga:G B

19 vjeçarja Maryam Assaf, është arrestuar në Tiranë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit përmes një njoftim.

Aksioni i koduar “Operacionalja” është realizuar në bashkëpunim me policinë gjermane.

Assaf, ishte e kërkuar ndërkombëtarisht, pasi në qershor të 2025-tës, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për drogë.

Derisa pas përfundimit të procedurave, do të bëhet edhe ekstradimi i saj.