Nxënësit e klasës 11/9, profili Zhvillues i Aplikacioneve në SHMT “Lutfi Musiqi”, kanë realizuar webfaqen zyrtare të shkollës me sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale, raporton GazetaBlic.
Projekti u udhëhoq nga nxënësi Sear Keliqi dhe përfaqëson një arritje të rëndësishme teknologjike për institucionin.
Platforma ofron informacione të detajuara për shkollën, stafin, drejtimet profesionale, si dhe lajmet dhe aktivitetet, të organizuara në mënyrë moderne dhe interaktive.
Ky sukses dëshmon përgatitjen e lartë profesionale dhe potencialin e nxënësve në fushën e teknologjisë.


