Lajme

Bajqinovci-Çitakut: Trego nëse kandidati i PDK-së për president i ka 30 nënshkrime

03/01/2026 14:49
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, për çështjen e presidentit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se PDK duhet të tregojë nëse kandidati i tyre për president i ka 30 nënshkrime, aq sa i duhen.

Postimi i tij i plotë:

Vlora Citaku paska thënë që PDK ofroi kandidat, jo kunderkandidat. Por, Kushtetuta kerkon dy kandidatë të jenë së paku, prandaj edhe Lëvizja, porsi PDK, po ofron nje kandidat të saj.

Po ashtu, secilit kandidat i duhen paraprakisht 30 nënshkrime, e që PDK duhet të tregoj nëse me 22 deputetë i ka këto 30 nënshkrime?