Sporti

Një natë ‘makthi’ për Ronaldon, humbi penallti dhe u lëndua

02/28/2026 22:15
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo kaloi një ndeshje të vështirë në fitoren 3-1 të Al Nassr kundër Al Fayha në transfertë.

Sulmuesi portugez dështoi nga penalltia, por edhe u lëndua në fund të ndeshjes, duke shqetësuar tifozët, shkruan GazetaBlic Sport.

Nuk dihet ende për shkallë e tij të lëndimit, por që në plan të parë nuk dukej të jetë shumë serioz.

Me këtë sukses, skuadra e legjendës portugeze ka mbledhur 61 pikë në krye të renditjes së përkohshme, dy përpara Al Ahly të vendit të dytë.

/GazetaBlic Sport/