Lajme

Pas takimit të Hamzës me Kurtin, PDK mban konferencë në selinë qendrore në 17:45

02/28/2026 17:39
nga:Sh R

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se  do të mbajë sonte konferencë për media në selinë qëndrore.

Kjo konferencë do të mbahet në orën 17:45 dhe vjen pas takimit të Bedri Hamzës me Albin Kurtin për temën e presidentit të ri.

“Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sonte konferencë për media.

Vendi: Selia Qendrore e PDK-së
Koha: 17:45″, thuhet në njoftimin e PDK-së.