Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka ardhur ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe presidentit amerikan, Donald trump.
Përmes një postimi në X, e para e shtetit të Kosovës ka dalë në mbështetje të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.
“Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtjen e lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit”
Osmani njëherësh ka dënuar sulmet e Iranit në Lindjen e Mesme.
“Ne gjithashtu dënojmë fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes”, tha ajo.
The hour of freedom has come for the people of Iran, thanks to the leadership of the United States and President @realDonaldTrump.
As always, the Republic of Kosovo unwaveringly stands with the United States and its allies in defending freedom, peace, security, and stability.… https://t.co/JiAZJyoNxi
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 28, 2026


