Lajme

Ibishi: Dërgimi i trupave të Kosovës në Gaza kërkon përgatitje dhe kapacitete

02/28/2026 10:11
nga:Y I

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, për FrontOnline ka komentuar për mundësinë e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione ndërkombëtare pas zotimit të Presidentes së Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.

“Kjo është e mirëpritur dhe ky nuk është rasti parë, FSK është në fazën e tranzicionit dhe duhet ngritja e kapaciteteve, mbi të gjitha me 2028 përfundon kjo faza e tranzicionit”, tha ai për FrontOnline.

Ai theksoi se procedurat ligjore janë të domosdoshme.

“Mendoj se kjo është procedurë, së pari zotimi i Presidentes në takimin e Bordit të Paqes, por që për këtë vendos Kuvendi i Kosovës, ligjor dhe kushtetues”, përfundoi ai.

Duke u ndalur te aspektet praktike, Ibishi nënvizoi.

“Është e paraparë dërgimi i FSK-së për misione të veçanta, por për këtë duhet ketë edhe financa, përgatitje dhe të tjera. Kjo paraqet natyrisht që sfidë dhe rrezik, për FSK-në”, tha ai.